Lidhje

Slloveni: Zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare


Slloveni: Zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare
Slloveni: Zhvillohen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

Sllovenët votojnë për zgjedhjet e parakohëshme që pritet të sjellin në pushtet konservatorët me premtimin se do të arrijnë t’ia dalin borxhit të madh që ka përfshirë vendin, numrit të lartë të papunësisë si dhe kërcënimit për rikthimin e recesionit.

Zgjedhjet parlamentare ishin planifikuar për në shtator, kur qeveria e qendrës së majtë u rrëzua mbasi nuk arriti të merrte votbesimin. Votimet zhvillohen kur vendi ka parashikime të varfëra për rimëkëmbjen ekonomike dhe kur ekzistojnë mosmarrëveshjet mes kryeministrit Borut Pahor të social demokratëve dhe partnerëve të koalicionit.

Sondazhet paraprake parashikojnë se partia demokratike e Sllovenisë e ish kryeministrit Janez Jansa mund të fitojë i vetëm në votimet e sotme. Por analistë thonë se atij do t’i duhet mbështetja e partive më të vogla për të krijuar shumicën në parlamentin me 90 vende.

Zoti Jansa ka qenë kryeministër i ish republikës jugosllave nga viti 2004 deri në vitin 2008. Ai ka premtuar që të shkurtojë borxhin publik të vendit, i cili është rritur me rreth 45% të rritjes së brendshme ekonomike, si dhe merret me papunësinë që ka mbërritur në 12%.

XS
SM
MD
LG