Lidhje

Slloveni: Atmosferë pozitive pas balotazhit


Në Ljubjanë sot mbizotëronte një ndjenjë e përgjithshme pozitive, pas balotazhit të zgjedhjeve presidenciale. Ish kryeministi i majtë i Sllovenisë, Borut Pahor, i fitoi zgjedhjet me shumicë të theksuar votash.

Rezultatet zyrtare i japin zotit Pahor 67 të votave, ndërsa presidentit aktual Danilo Turk 33 përqind. Zoti Pahor fitoi gjithashtu edhe në raundin e parë më 11 nëntor.

Ai e quajti fitoren e tij kohë për shpresa të reja dhe u bëri thirrje të gjithë sllovenëve të tregojnë besim, respekt dhe tolerancë për njeri tjetrin.

Presidenca e Sllovenisë është përgjithësisht një post ceremonial.
XS
SM
MD
LG