Lidhje

30 njerëz të vrarë nga tërmeti në Pakistan


Zyrtarët në Pakistan thonë se të paktën 30 njerëz janë vrarë nga një tërmet në pjesën jugperëndimore të vendit.

Anketa Gjeologjike Amerikane thotë se tërmeti 7,8 ballësh ndodhi rreth 230 kilometra në jugperëndim të qytetit Dalbandin në provincën pakistaneze Baluchistan, e cila kufizohet me Afganistanin dhe Iranin.

Ekipet e shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura dhe zyrtarët thonë se numri i të vdekurve ka mundësi të rritet.Ndër të vdekurit kishte edhe gra edhe fëmijë.
Stacioni televiziv i Pakistanit Geo TV raporton se dridhjet u ndjenë në vende të tjera të Pakistanit dhe në disa qytete të Indisë fqinje.

Tërmeti ndodhi të sot mbasdite në 16:29 me kohën lokale me një thellësi prej 23 kilometrash.
XS
SM
MD
LG