Lidhje

Një lugë “inteligjente” ndihmon të sëmurët me Parkinson


Një nga sfidat më të mëdha të njerëzve me Parkinson është vështirësia – dhe shpesh paaftësia – për t’u ushqyer pa ndihmë, për shkak të dridhjeve që sjell sëmundja. Por tani mund të ketë një mënyrë që mund ta lehtësojë këtë problem: një lugë e re “e zgjuar” që mesa duket mund t’i stabilizojë dridhjet.
Për të sëmurët me Parkinson, një crregullim i sistemit nervor qendror, thjesht procesi i të ngrënit mund të jetë një sforcim i jashtëzakonshëm.
Simptomat e sëmundjes janë të lidhura me lëvizjet. Veprimi i zhvendosjes së ushqimit nga pjata në gojë mund të jetë i vështirë dhe nervozues.
Por tani mund të ketë një zgjidhje. LiftLabs, me qendër në San Francisco të Kalifornisë ka krijuar një paisje të vogël që dikton dridhjet e vogla dhe merr masa për shmangien e efektit të tyre. Anupam Pathak, themelues dhe president i kompanisë shpjegon se teknologjia për Liftëare është e ngjashme me stabilizimin e imazhit në aparatet e fotografike të cilësisë së lartë.
Zoti Pathak foli me Zërin e Amerikës me Skype.
“Ne po përdorim të njëjtin koncept në një paisje të vogël që mund të mbahet në dorë, që mund të ndihmojë ata që kanë dridhje të forta. Prandaj dikush me një crregullim neurologjik mund të lëvizë deri në 2.5 cm. Paisja ka një kompjuter të vogël brenda që funksionon me një algoritëm, që do të ndjente lëvizjen e personit, do të përcaktonte nëse ishte e qëllimshme apo jo, dhe nëse lëvizja është rezultat I sëmundjes, do të zhvendosej në drejtim të kundërt me prirjen e lëvizjes”.
Si rezultat, paisja do të mbetet e qëndrueshme pavarëisht nga lëvizja e krahut apo dorës së personit. Ushqimi që normalisht do të binte, mbetet në lugë.
“Të shohësh dikë të hajë pa ndihmë për herë të parë, apo edhe thjesht të hajë pak më mirë, ka paur një ndikim të jashtëzakonshëm”, thotë zoti Pathak.
Paisja kushton 295 dollarë por LiftLabs pranon gjithashtu dhurime për të ndihmuar ata që nuk kanë mundësi ta blejnë vetë.
“Në faqen e internetit ka një buton që mund ta shtypësh dhe të dhurosh cfarëdo shume të duash dhe sapo bëhet një shumë e mjaftueshme për një paisje ne e dërgojmë në Fondacionin Ndërkombëtar për Dridhjet ose fondacione të tjera për Parkinsonin, të cilët kanë lista të njerëzve që mund të jenë në gjendje të vështirë dhe mund të mos ta përballojnë dot një paisje të tillë”.
Një lugë është aktualisht e vetmja gjë e lidhur me paisjen Liftëare, por Pathak premton se së shpejti do të vihen në dispozicion shtesa të tjera si një lugë e thellë supe apo pirun.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG