Lidhje

Ekspozitë e re shkencore


Mësuesit amerikanë po hasin probleme se si t’i mbajnë nxënësit e tyre të interesuar në lëndët shkencore. Muzeu Kombëtar Smithsonian i Historisë Natyrore ka paraqitur një mënyrë të re: një qendër mësimi dhe ekspozitë të veçantë për adoleshentët. Studentët nga zona e Uashingtonit ndihmuan me zhvillimin e ekspozitës, e cila gërsheton shkencën dhe artin dhe mësuesit inkurajohen t’i dërgojnë atje nxënësit e tyre. Ndërsa disa nxënës mësojnë rreth kockave të njeriut, të tjerë po krijojnë forma jashtëtokësore. Dhe Beni e Nate po përdorin një mikroskop.

“Nuk jam i sigurt se çfarë po shihja por ishte ngjyrë rozë dhe dukej lezetshëm!”


Këta vullnetarë janë ndër nxënësit e parë që testojnë një ekspozitë të re interaktive të projektuar përkatësisht për grupmoshën e tyre.
Qendra, e quajtur Q?urius, përmban ekranë që mund të përdoren nga ata. Ajo kombinon teknologjitë më të reja dhe pajisje shkencore me më shumë se 6,000 objekte fizikë dhe dixhitalë. Shumë nga nxënësit kanë zgjedhur të preferuarit e tyre.

“Kishte një formë të një kocke dinozauri të cilës mund t’i skanosh kodet në kompjuter dhe pastaj del informacioni se ku u gjet, dhe gjëra të tilla rreth saj.”

“Nuk e dija se fluturat mbajnë erë, por flutura kundërmon erë çaji.”

Nxitja e shqisave është objektivi kryesor i ekspozitës.

Olivia Persons është një nga 7 adoleshentë, që ndihmuan me zhvillimin e vendit. Asaj i pëlqen laboratori i antropologjisë mjekoligjore.

Ka shumë gjëra dixhitale, ekranë kompjuterash interaktivë, por këtu jemi në gjendje të prekim kocka të vërteta njerëzish.”

Shari Werb është drejtuesja e arsimimit dhe informimit në muze dhe nëna e Benit.

“.....ne krijuam një vend që do të bënte të mundur biseda mes shkencëtarëve tanë dhe nxënësve, por edhe të sjellë koleksione në mënyrë që njerëzit t’i prekin, dhe të njihen me punën prapa skene, që bëjnë shkencëtarët.”

Dhe kinemaja e qendrës është projektuar për të shfaqur pamje nga satelitët në qendra kërkimore në botë, duke lejuar shkencëtarët e rinj të bashkëveprojnë me ekspertë të fushës.

Qendra e mësimit Q?urius është një ekspozitë e përhershme dhe do të zhvillohet për të mbajtur publikun e saj të interesuar dhe të angazhuar.
XS
SM
MD
LG