Lidhje

Muzeu Smithsonian ekspozon një kristal të rrallë


Muzeu Kombëtar Smithsonian për Historinë e Natyrës po ekspozon një tjetër objekt për vizitorët. Fjala është për kristalin Dom Pedro, një gur i çmuar në formë obelisku 35 centimetra i lartë dhe që peshon 2 kilogram.

Diamanti i Shpresës ka kohë që është yll i padiskutueshëm i muzeut por atë e ka lënë në hije një tjetër gur i çmuar, i quajtur kristali Dom Pedro.

Visitorët i bënë fotografi obeliskut ngjyrë blu në të gjelbër, i cili është 35 centimetra i lartë dhe që peshon 2 kilogram. Ky është kristali më madh akuamarin në botë.
Jeffrey Post është curator i koleksioneve minerale të muzeut.

"Është shumë e rrallë, shumë e pazakontë për një mineral të prodhojë një kristal me këtë madhësi dhe cilësi që të rezultojë si Dom Pedro".

Shumica e tyre priten dhe përpunohen. Në fund të fundit ky do të kishte qenë fati i Dom Pedros, sikur të mos ishte koleksionistja Jane Mitchell dhe bashkëshorti i saj JeffreyBland.

“Do të kishte qenë humbje e madhe. Unë dhe bashkëshorti im thamë se donim ta blinim gurin. Nuk kishim dëshirë ta kishim për vete. Menduam se atë duhet ta shihnin sa më shumë njerëz”.

Kjo është arsyeja që ata ja dhuruan gurin Dom Pedro muzeut Smithsonian për Historinë Natyrore.

Me 7.4 milion vizitorë vitin e kaluar, ky është muzeu më popullor në Shtetet e Bashkuara falë – në pjesën më të madhe Diamantit Shpresa.

Tani vizitorët kanë një tjetër arsye të vijnë e të vizitojë muzeun.
XS
SM
MD
LG