Lidhje

Duhani, në ç'masë është ai i dëmshëm

  • Zëri Amerikës

Duhani, në ç'masë është ai i dëmshëm

Duhani, në ç'masë është ai i dëmshëm

Ajo që dihet është se duhani është i dëmshëm. Por sa i dëmshëm? Tre studime të reja mbi pirjen e cigares tregojnë se duhani është më i dëmshëm seç mendohej për shëndetin fizik dhe mendor.

Kirurgia e Përgjithshme amerikane Regina Benjamin publikoi kohët e fundit një deklaratë mbi ndikimin e duhanit tek shëndeti fizik:

"Raporti arrin në përfundimin se dëmi që shkaktohet nga duhani është i menjëhershëm."

Dr. Benjamin thotë se tymi i cigares hyn në gjak shumë shpejt dhe ndikon tek çdo organ. Ajo thotë se edhe pirja e rrallë e cigares apo thithja e tymit të dikujt tjetër mund të shkaktojë sëmundje të rënda apo vdekje.

"Një cigare, apo thithja e tymit të tjetrit mund të shkaktojë atak në zemër."

Dr. Benjamin u thotë njerëzve që po përpiqen ta lënë cigaren që të mos heqin dorë. Pirja e cigares është e zakonshme në ushtri, e veçanërisht në zonat e luftës. Veteranët ushtarakë që vuajnë nga çrregullime post-traumatike stresi ((courtesy: Journal of the American Medical Association)) shpesh fillojnë cigaren për t’i ndihmuar të ndjehen në humor më të mirë. Ashtu bëri edhe Walter Williams kur shërbeu në Vietnam:

"Unë e fillova duhanin në ushtri. Dukej sigur të gjithë pinin cigare.”

Profesor Miles McFall dhe Dr. Andrew Saxon nga Spitali i Veteranëve në Seattle studiuan më shumë se 900 veteranë. Mjekët i trajtuan gjysmën e veteranëve për sindromën e stresit post-traumatik – apo PTSD – ndërsa i trajtonin ata edhe për duhanin. Gjysma tjetër u trajtua për PTSD por shkoi në një tjetër program për lënien e duhanit:

"Ndër veteranët që morën një trajtim të integruar, ndërhyrje, nga mjekët e shëndetit mendor në klinikën e PTSD-së, dy herë më shumë prej tyre e lanë cigaren në krahasim me ata që u refereuan tek klinika për lënien e cigares".

Në fakt, një studim nga Universiteti Brown konstatoi se lënia e duhanit i bën njerëzit më të lumtur. Ky studim përfshiu mbi 200 duhanpirës që donin ta linin cigaren. Ata vunë një ngjitëse nikotine, morën konsulta dhe ranë dakort mbi një datë për lënien e duhanit. Ata që morën pjesë në studim bënë një test të standartizuar për simptoma depresioni para datës së lënies së duhanit dhe pastaj në intervale të ndryshme pas kësaj.


Në dallim nga kjo, Profesor Kahler konstatoi se njerëzit që e linin duhanin dhe pastaj i ktheheshin prapë, ishin në humor më të mirë kur nuk pinin cigare dhe pastaj binin në depresion kur i ktheheshin duhanit:

"Të paktën njerëzit ndihen më mirë kur nuk pijnë duhan se sa kur e pijnë."


Ai thotë se shpreson që studimi t’i frymëzojë njerëzit ta lënë cigaren, veçanërisht kur ta kuptojnë se lënia e duhanit të jep një jetë më të lumtur dhe më të shëndetshme se sa depresioni afatgjatë.

XS
SM
MD
LG