Lidhje

Dëbora mbulon zonën e Uashingtonit


Sot Uashingtoni dhe rrethinat e tij u zgjuan në bardhësi të plotë, pas një nate me reshje bore që sot arriti në 10-15 centimetra. Shkollat, bizneset dhe zyrat qeveritare sot janë mbyllur dhe në qytet mbretëron qetësia, e cila trazohet vetëm nga makinat dhe ekipet e pastrimit të borës, që punojnë pa pushim për hapjen e rrugëve dhe trotuareve.

Prej ditësh zona e Uashingotnit ka patur temperatura nën zero dhe i ftohti pritet të shtohet, duke arritur deri në -18 gradë Celsius gjatë javës.

Studitë e borës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë veç brigjeve verilindore të Shteteve të Bashkuara, edhe pjesën qendrore të vendit dhe disa zona në jug, duke komplikuar jetën e rreth 50 milionë njerëzve. Zona e Uashingtoni, që përfshin edhe Virginian dhe Marylandin, që dje pasdite ka shpallur planet e gjendjes së emergjencës për shkak të borës dhe ngricës.

XS
SM
MD
LG