Lidhje

SHBA: Stuhi “me përmasa historike”


Kryeqyteti amerikan Uashington ka shpallur sot gjendje emergjence për herë të parë që nga viti 2010, për shkak të një stuhie dëbore që ka goditur pjesën jugore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara.

Më shumë se 200 mijë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në shtetin e Xhorxhas, ndërsa në Karolinën e Jugut rreth 245 mijë të tilla. Joana Allamani e Zërit të Ameikës sjell më tepër hollësi mbi të ftohtit që ka pushtuar sot Uashingtonin dhe më gjerë.
Stuhi bore në SHBA
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:30 0:00
Pjesa lindore e Shteteve të Bashkuara është goditur nga një stuhi dëbore. Këtu në Washington qeveria federale, dhe shkollat janë mbyllur. Pritet që deri në fund të ditës rreshjet e dëborës të arrijnë në 30 centimetra. Në pjesën jug-lindore mbi 300 mijë vetë kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhisë së pazakontë që ka përpirë rajonin me akull dhe dëborë që nga dje. Më në jug, në shtetet e Karolinës së Veriut dhe të Jugut, si rezultat i stuhisë janë bllokuar rrugët dhe autostradat. Shumë shoferë i kanë braktisur makinat në rrugë. Mijëra fluturime brenda dhe jashtë rajonit janë anuluar, duke lënë të bllokuar dhjetra pasagjerë nëpër aeroporte.
Pjesa jugore e SHBA-së u shndërrrua në një peisazh me pemë dhe rrugë të ngrira sot në mëngjes, pas disa ditësh rreshjesh të pazakonta bore dhe akulli për shkak të një sistemi dimëror atmosferik të fuqishëm.
Shifrat e njoftuara flasin për të paktën 12 të vdekur prej stuhisë në jug, ndërsa më shumë se tre mijë fluturime janë anuluar në mbarë vendin, me pritje për një tjetër ditë që do të shënojë ndërprerje të udhëtimeve ajrore dhe rrugore.
Shoferi i një kamioni të madh me furnizime për një linjë supermarketesh në Xhorxha ishte me fat, duke shpëtuar pas një përplasjeje shkaktuar nga rrëshkitja e kamionit të tij mbi rrugën e ngrirë,
"Shoferi tha se po ecte me një shpejtësi prej 72 km/h. Ai u gjend mbi një rrugë të ngrirë dhe humbi kontrollin e kamionit. Ai tha nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte. Ishte diçka e papritur që mund t’i ndodhë gjithkujt," tha një oficer i rendit.
Akulli, së bashku me erëra deri në 48 kilometra në orë këputën shumë degë pemësh dhe linja të energjisë. Më shumë se 200 mijë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në shtetin e Xhorxhas, ndërsa në Karolinën e Jugut rreth 245 mijë të tilla. Në shtetin fqinjë Karolinë e Veriut pati rreth 100 mijë shtëpi dhe biznese pa energji.
Disa njerëz jetuan në errësirë për ditë me rradhë.
Në mesditë bora ishte parashikuar të pushonte dhe temperaturat të ngriheshin në pjesën më të madhe të Xhorxhas, por akulli mbeti një shqetësim, me temperatura të akullta që pritet të vazhdojnë edhe një ditë tjetër.
XS
SM
MD
LG