Lidhje

Cili është Edward Snowden?


Amerikani 29-vjeçar, i cili mori përgjegjësinë për ekspozimin e programeve kryesore të survejimit, duket se nuk ka mundur të përfundojë shkollën e mesme, por është futur dhe ka përparuar me shpejtësi në qarqet e zbulimit të Shteteve të Bashkuara. Edward Snowden u rrit në shtetin e Karolinës së Veriut dhe në Maryland.

Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ai thonte se ai nuk e kishte përfunduar kurrë shkollën e mesme, por kishte marrë klasa kompjuteri në kolegjin e Marylandit dhe se kishte marrë diplomën e arsimit të përgjithshëm. Gazeta “The Guardian” citon ushtrinë amerikane të ketë thënë se Snowden u regjistrua në forcat rezerviste, si pjesëtar i forcave speciale në maj të vitit 2004, por nuk e përfundoi trajnimin dhe u shkarkua nga radhët e ushtrisë 4 muaj më vonë. Snowden i tha gazetës se e ndërpreu karrierën e tij ushtarake pasi theu të dyja këmbët një aksident gjatë stërvitjes.

Gazeta thotë se Snowden filloi për herë të parë punën si roje sigurie për agjencinë e sigurimit kombëtar NSA, që e caktoi atë në një objekt zbulimi në Universitetin e Marylandit. Po sipas gazetës, talenti që kishte për shkencën kompjuterike e ndihmoi atë të gjente punë në CIA, si specialist i sigurisë së teknologjisë së informacionit, se CIA e kishte emëruar atë në misione zbulimi diplomatik në Gjenevë dhe Zvicër, por agjencia e zbulimit refuzon të konfirmojë, ose mohojë që Snowden të ketë qenë punonjës i saj.
XS
SM
MD
LG