Lidhje

Në pritje të lojës Shqipëri-Serbi


Mijëra tifozë kanë mbushur rrugët e Elbasanit në pritje të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë, në një atmosferë festive me shpresën se ekipi i tyre do të arrijë të kualifikohet për Kampionatin Evropian.

Mbi 2000 policë janë dërguar në Elbasan, ndërkohë që janë në zbatim një numër masash sigurie si bllokime rrugësh dhe kontrolle. Disa figura të larta, ndër të cilët edhe Kryeministri Edi Rama do të ndjekin ndeshjen në stadium.

Kryeministri Rama ftoi edhe Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç të ndiqte ndeshjen në Elbasan, por zoti Vuçiç ka thënë se nuk do jetë i pranishëm, pasi nuk do që atmsofera e ndezur mes tifozëve të ndikojë negativisht tek përmirësimi që është shënuar gjatë viteve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG