Lidhje

Qentë në Soçi

  • JAMES BROOKE

Vizitorët që shkojnë në Soçi për Lojrat Olimpike Dimërore do të kenë vënë re diçka të çuditshme. Dhjetra qen rrugësh enden nëpër qytet. Korrespondenti James Brooke na ka dërguar këtë kronikë.
Janë kudo. Duke kërkuar ushqim pranë restoranteve. Duke rrëmuar për të ngrënë jashtë. Të kujt janë këta qen?
100 mijë punonjësit e ndërtimit janë kthyer në shtëpitë e tyre. Por ata lanë pas qindra qen dhe kafshë shtëpiake.
Nadezhda Maiboroda drejton PovoDog, një strehë për qentë në Soçi.
"Ndërtuesit u kthyen në shtëpitë e tyre. Por qentë mbetën këtu. Këtu kemi klimë të butë kështu që për qentë të jetojnë në rrugë nuk është problem i madh, pasi gjejnë ushqim ngado.”
Mbrojtësit e kafshëve ankohen se Soçi është bërë skenë që të kujton filmin klasik të Disney-t ... 101 Dalmatians.
Qyteti nënshkoi një kontratë me një kompani për të kapur dhe vrarë 2 mijë kafshë.
“Mënyra sesi veproi qyteti nuk është zgjidhje e situatës – një kompani private që i merr qentë nga rruga, në një kohë që nuk ka një vend për ta. Kështu që thjesht i vrasin.”
Duke e kundërshtuar këtë praktikë, admiruesit e kafshëve në Soçi organizuan një paradë duke u siguruar strehë kafshëve në familjet ruse në pjesë të tjera të vendit.
Maiboroda ndërtoi një strehë për qentë pranë Soçit.
Oleg Deripaska, një miliarder dhe i apasionuar pas qenëve, kontribuoi për të ndërtuar strehën. Ajo ka tani më shumë se 100 qen.
Përmes Internetit, vijnë kërkesa për adoptime ndërkombëtare – 90 përqind janë nga Shtetet e Bashkuara.
Një atlet amerikan në Soçi, fituesi i medaljes së argjendë për stilin e lirë në ski, Gus Kenworthy, publikoi dy foto në twiter me qentë që ka në plan të sjell në Kolorado.
Dhe kjo foto u shpërnda me twiter 4 mijë herë të tjera.

Permes Internetit, rusët dhe amerikanët po ndihmojnë pë të shpëtuar këta qen të vetmuar në Soçi.
XS
SM
MD
LG