Lidhje

Sigurimi i Lojrave Olipike të Soçit


Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi me një kosto prej 50 miliardë dollarësh kosiderohen si një moment triumfi për presidencën e Vladimir Putinit. Por a munden terroristët islamikë të prishin armosferën e këtyre lojrave?

Shpërthimi vdekjeprurës në një stacion treni në Rusinë jugore muajin e kaluar është pikërisht tmerri që duan të shmangin autoritetet ruse në Soçi, qyteti jugor ku do të mbahen Lojrat Olimpike Dimërore, të cilat hapen më 7 shkurt.

Dy javë në parë, dy anëtarë të grupit xhihadist të Dagestanit të Rusisë morrën përgjegjësinë për shpërthimin në stacionin e trenit. Njëri prej tyre paralajmëroi Presidenitn Putin në një video në YouTube:

“Nëse ti i mban këto olimpike, ne do të të japim një dhuratë për gjakun e vëllezërve myslimanë që është derdhur nëpër botë, në Afganistan, Somali dhe në Siri”.

Pastaj ai paralajmëroi turistët e olimpikeve:

Këtë javë flaka olimpike kaloi paqësisht nëpër Dadestan dhe nëpër Kaukazin e përfshirë nga lufta.

Në këtë rajon, policia ruse tha se vitin e kaluar kishte vrarë 260 ekstremistë islamikë dhe kishte kapur 320 bomba artizanale.

Por ekspertët e sigurimit thanë se Soçi i banuar kryesisht prej të krishterëve është i izoluar si nga ana gjeografike edhe nga ana kulturore nga Kaukazi kryesisht mysliman i Rusisë. Eksperti i mbrojtjes, Pavel Felgenhauer, thotë se pozita e izoluar e Soçit është mbrojtje për olimpiket.

“Në shekullin e 19-të, forcat ushtarake të Carit spastruan Soçin etnikisht nga popullata indigjene dhe ky rajon u popullua më pas nga rusët dhe etni të tjera të perandorisë si gjeorgjianët, armenët, madje edhe estonët dhe grekët”.

Felgenhauer thotë se pozita gjeografike është gjithashtu mbrojtje për opimpiket.

“Nuk ka mbështetje nga vendasit për xhihadin terrorist në Soçi. Ai është i rrethuar nga malet dhe në periudhën e dimrit është e pamundur të depërtohet. Atje nuk ka rrugë dhe sado i stërvitur të jetë dikush,është e pamundur që të mbërrijë atje në këtë periudhë të vitit”.

Presidenti Putin thotë se po e mbrom Soçin me një “unazë të hekurt”.

“Nëse i lejojmë vetes të tregojmë dobësi dhe frikë, kjo do të thotë se ne do të ndihmonim terroristët të realizonin qëllimin e tyre”.

Në mbrojtjen më të fortë të Lojrave Olimpike në histori, Rusia po dislokon 60 mijë policë dhe ushtarë në Soçi, 26 për çdo atlet. Mark Galiotti, specialist për policinë ruse, thotë:

“Soçi duket më tepër si një vend më vete. Duhet të kesh një vizë të veçantë për të shkuar atje, një dokument të veçantë hyrjeje. Banorët e qytetit janë vënë nën kontroll të fortë. Nuk mund të ngasësh makinën lirisht. Po ashtu ka edhe kontrolle elektronike. Ata kanë vendosur një seri masash të reja elektronike, praktikisht për të interceptuar çdo mesazh me celular apo çdo mesazh me email”.

Por disa terroristë mund të depërtojnë. Javën e kaluar, policia shpërndau pllakata me fotografitë e tri grave tek recepsionistët e hoteleve. Në Rusi ato njihen si “vejushat e zeza”, gra xhihadiste që kryejnë sulme vetvrasëse për t’u hakmarrë për vrasjen e burrave të tyre.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG