Lidhje

Obama, me besim për sigurinë në Soçi


Presidenti Barack Obama tha se beson se qyteti rus i Soçit, mikëpritës i Lojrave Olimpike, është i sigurtë dhe amerikanët që duan të shkojnë duhet të vazhdojnë me planet e tyre.

Zoti Obama foli sot për televizionin CNN, lidhur me lojrat që fillojnë më 7 shkurt, dhe planet e tij për të inkurajuar kompanitë e mëdha të punësojnë më shumë punonjës për një periudhë afatgjatë në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti tha se do të vazhdojë të kërkojë ndihmën e Kongresit për të punuar për çështje afatgjatë, si papunësia dhe reforma e imigracionit, por ndërkohë ai ka në plan të përdorë pushtetin ekzekutiv për të arritur atë që ka mundësi – një taktikë që e parashtroi në fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit.
XS
SM
MD
LG