Lidhje

Socialistët kërkojnë zbardhjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor

  • Zëri Amerikës

Socialistët kërkojnë zbardhjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor

Socialistët kërkojnë zbardhjen e vendimit të Kolegjit Zgjedhor

Partia Socialiste akuzoi sot Kolegjin Zgjedhor për moszbardhjen e vendimit të së premtes së shkuar, me anë të së cilit gjykatësit rrëzuan kërkesën e opozitës kundër Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve për rinumërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Sipas përfaqësuesve socialistë të cilët kërkuan në sekretarinë e Kolegjit Zgjedhor arsyetimin e vendimit të tij, vonesa lidhet me kërkesë padinë e re që opozita ka përgatitur për rezultatin e garës për Tiranën.

Mosmarrja e arsyetimit të vendimit, sipas deputetit socialist Damian Gjiknuri, e penalizon në një farë mënyre partinë socialiste, e cila ka afat që vetëm brenda ditës së sotme të mund të bëjë ankim ndaj Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Ky komision rrëzoi të enjten e kaluar kërkesën e socialistëve të cilët kundërshtonin tabelën e rezultateve përfundimtare për Tiranën dhe Kodi zgjedhor parashikon mundësinë e ankimimit brenda 5 ditësh. Pavarësisht kësaj pengese, shpjegoi deputeti Giiknuri, socialistët do të dorëzojnë kërkesë-padinë e tyre në orët e mbetura të ditës së sotme.

XS
SM
MD
LG