Lidhje

Socialistët: Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it, objektiv


Socialistët: Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it, objektiv
Socialistët: Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it, objektiv

Partia Socialiste deklaroi sot se raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it ishte objektiv dhe se tregoi dështimin e qeverisë për të bërë zgjedhje të lira e të drejta.

Sipas deklaratës së Partisë Socialiste, OSBE provoi se listat ishin me probleme, KQZ ishte e politizuar, administratës iu bënë presione dhe se vendimet e Kolegjit Zgjedhor nuk ishin të njëjta për çështje të njëjta. Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, tha sot se raporti përmbante si të drejta të gjitha vërejtjet dhe ankesat e opozitës për procesin zgjedhor.

Zoti Tahiri tha se Partia Socialiste është e gatshme që të bashkëpunojë për një reformë tërësore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

“Raporti i OSBE/ODIHR-it - tha ai - është një bazë e mirë për të ndryshuar përmbajtjen e procesit zgjedhor, dhe për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme në përmbushje të standarteve më të larta demokratike ndërkombëtare”.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha deklaroi dje se raporti i OSBE/ODIHR-it ishte objektiv dhe frymëzues për zgjedhjet e ardhshme. Ai tha se OSBE i quajti zgjedhjet “transparente dhe konkurrente”. Raporti, sipas tij, konfirmoi që shteti ligjor funksionoi, sepse çdo votë u numërua sipas vullnetit të qytetarëve. Zoti Berisha ftoi ODIHR-in dhe Komisionin e Venecias që të ndihmojnë që në fillim reformës zgjedhore. Ai tha se mirëpriste rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe se ftonte opozitën që të takoheshin menjëherë për të nisur reformën mbi bazën e këtyre rekomandimeve.

XS
SM
MD
LG