Lidhje

Sofia Loren, fituese e "Çmimit Perandorak" në Japoni

  • Zëri Amerikës

Sofia Loren, fituese e "Çmimit Perandorak" në Japoni

Sofia Loren, fituese e "Çmimit Perandorak" në Japoni

Aktorja Sofia Loren është një nga fituesit e një çmimi prestigjioz që jepet në Tokio nga Shoqata japoneze e Arteve. Legjenda e kinemasë italiane dhe botërore është një nga laureatët e Çmimit Perandorak, i cili u jepet çdo vit artistëve të fushave të ndryshme, si piktura, skulptura, arkitektura, muzika, teatri dhe kinematografia.

Sot Sofia Loren dha një konferencë shtypi, ku tha se ndjehej e nderuar që çmimi përmbledh me një bukuri të veçantë të gjithë punën dhe vlerat e që e kanë frymëzuar atë gjatë gjithë jetës dhe se kjo e bën atë tepër të lumtur.

Krahas me aktoren e famshme italiane, Çmimin Perandorak do ta marrin artistja gjermane Rebecca Horn, pianisti italian Maurizio Pollimo, piktori italian Enrico Castellani dhe arkitekti japonez Tojo Ito. Ceremonia e ndarjes së çmimeve zhvillohet nesër dhe në të do të marrë pjesë edhe princi Hitachi i Japonisë.

XS
SM
MD
LG