Lidhje

Gazetari Sokol Balla kërkon ndjesë publike


Sokol Balla, Albanian journalist

Sokol Balla, Albanian journalist

Në Tiranë, gazetari Sokol Balla, drejtuesi i emisionit të njohur Top Story në Top Channel, kërkoi ndjesë për shqetësimin e krijuar nga publikimi në internet i disa pamjeve nga jeta e tij intime.

Zoti Balla tha se programi i tij Top Story nuk do të transmetohet për një periudhë të shkurtër dhe se ai do të rikthehet në një të ardhme të afërt.

Zoti Balla njoftoi se do të nisë një betejë ligjore dhe do t’i drejtohet drejtësisë për të zbuluar se kush qëndron pas regjistrimit të jetës së tij private, që ai e cilësoi si “një sulm dhe aksion të mirorganizuar”.

Gazetari tha se ishte shantazhuar për disa ditë dhe se i kishte refuzuar kërkesat e autorëve regjistrimit.

Shfaqja në rrjetet sociale e disa pamjeve, ku gazetari Balla shihej në mjedise intime, është bërë objekt debatesh në opinionin publik shqiptar prej disa ditësh.

Nga pamjet e transmetuara duket se regjistrimi është bërë nga një partnere me të cilën zoti Balla ka qënë duke komunikuar me video në internet.

Deri tani nuk dihen hollësi se si është bërë regjistrimi, kush e ka nxjerrë atë apo motivet e publikimit të videos.

XS
SM
MD
LG