Lidhje

Lufta ndaj drogave, statistika dhe kritika


Vetëm 3 muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar 2,5 ton canabis sativa, ndërsa vitin e kaluar u kapën mbi 20 tonë bimë narkotike.

Policia deklaroi në Tiranë se po shënon rezultate të dukshme në luftën kundër bimëve narkotike. Vetëm 3 muajt e parë të këtij viti janë sekuestruar 2,5 ton canabis sativa, ndërsa vitin e kaluar u kapën mbi 20 tonë bimë narkotike. Por vëzhgues të pavarur pohojnë se gjendja vazhdon të mbetet kritike, dhe se nuk dënohen trafikantët.

Policia shqiptare publikoi sot të dhëna vjetore të luftës kundër bimëve narkotike, sipas të cilave sasitë e kapura janë mbi 20 tonë në mbi 250 sekuestrime. Ministri i brendshëm, Flamur Noka, tha se forcat e rendit goditën 50 grupe kriminale gjatë vitit të kaluar dhe po luftojnë krimin e drogave me përkushtim dhe me tolerancë zero ndaj shkelësve të ligjit.

Lufta kundër bimëve narkotike
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:29 0:00

Por analistë të pavarur mendojnë që situata kriminale e drogave është më e rëndë nga ç’paraqitet. Gazetari i njohur i antikrimit në televizionin Top Channel, Sokol Bregu, thotë se Shqipëria nuk është prodhuese e madhe drogash, por po prodhon sasi përherë e madhe bimësh narkotike në të njëjtat zona kritike jashtë kontrollit që nga Shkodra, Fieri dhe deri në Gjirokastër.

Gazetari analist i kronikave kriminale Bregu thotë se të gjithë bëjnë gjoja se e luftojnë drogën dhe ekziston një marrëveshje e heshtur policisë dhe bujqve të drogës, që njëra palë të përmirësojë grafikët dhe statistikat ndërsa pala e qetë të vazhdojë e qetë kultivimin. Ndryshe nuk shpjegohet se si kapen sasi përherë e më të mëdha të bimëve narkotike, por nuk kapet asnjë kultivues dhe asnjë transportues.

Sipas vëzhgimeve të medias, Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve tranzite, harta e kultivimit të bimëve të ndaluara është ngushtuar, por prodhimi vazhdon në zonat kryesore, dhe jo vetëm që nuk kapet dhe nuk dënohet asnjë prodhues dhe trafikues, por nuk dënohet për moskallëzim krimi asnjë pushtetar vendor që toleron dhe fsheh prodhimin e drogave. Analistët e pavarur besojnë se popullata e varfër e periferive rurale është përballë dilemave jetike, nëse duhet të mbjellin misër apo cannabis, derisa të mbërrijnë tek ata programe zhvillimi që do t’i shtyjnë të kthehen tek bujqësia tradicionale e zonave të tyre.
XS
SM
MD
LG