Lidhje

Anulohet paralajmërimi për cunami në Ishujt Solomon


Zyrtarët anuluan një paralajmërim për cunami pas një tërmeti të fuqishëm që goditi sot në mëngjes zonën në afërsi të Ishujt Solomon në Oqeanin Paqësor.

Shërbimi Gjeologjik amerikan thotë se tërmeti i shkallës 7.6 sipas Richterit, e kishte epiqendrën në një thellësi prej 29 kilometrash.

Komisioni Oqeanografik Ndërqeveritar lëshoi një paralajmërim për cunami për Ishujt Solomon, Vanuatu dhe Papua Guinea e Re, për shkak të tre dallgëve të mëdha që u raportuan në epiqendrën e tërmetit.

Zyrtarët thanë se banorët në zonat e ulëta u drejtuan për në kodrat përreth në pritje të këshillave. Brigjet u goditën nga disa dallgë të fuqishme por nuk ka pasur njoftime për viktima apo dëme serioze.
XS
SM
MD
LG