Lidhje

Somalia në gjendje gatishmërie të lartë


SOMALIA

SOMALIA

Zyrtarët somalezë e kanë vënë vendin në gatishmëri të lartë pasi udhëheqësi i grupit militant al-Shabab u vra në një sulm ajror amerikan.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan të premten vdekjen e Ahmed Abdi Godane në një operacion ushtarak amerikan që u zhvillua në fillim të javës.

Sekretari i shtypit i Departamentit të Mbrojtjes,admirali John Kirby tha në një deklaratë se një operacion ushtarak amerikan kundër Godanit "çoi në vdekjen e tij." Dëshmitarët njoftuan se një avion i telekomanduar amerikan lëshoi raketa në një takim të udhëheqësve të al-Shababit në Somali jugore.

Kryeministri i Somalisë Abdiweli Sheikh Ahmed i tha Zërit të Amerikës ((shërbimit somalian)) se vendi i tij ka ndihmuar Pentagonin të gjente vendndodhjen e Godanit dhe dha miratimin për vrasjen e tij.

Ministri somalez i sigurisë Kalif Ahmed Ereg tha sot se militantët mund të jetë duke planifikuar sulme hakmarrëse ndaj objekteve qeveritare.

Zoti Ereg u bëri thirrje luftëtarëve të al-Shababit të heqin dorë nga armët e tyre, duke thënë se qeveria do të sigurojë kujdes të veçantë për ata që janë të gatshëm për të marrë pjesë në programin e amnistisë të ofruar nga qeveria.

XS
SM
MD
LG