Lidhje

Dhjetëra të vrarë në një sulm në Somali


Të paktën 19 ushtarë të Bashkimit Afrikan u vranë sot në Somali në një shpërthim me makinë bombë dhe sulm ndaj bazës së tyre nga grupi ekstremist al-Shabab.

Numri i viktimave u bë i ditur nga një zyrtar i lartë somalez që i tha Zërit të Amerikës se pak a shumë po aq ushtarë të Bashkimit Afrikan u kapën të gjallë nga ekstremistët e al-Kaidës.

Ekstremistët islamistë thonë se vranë dhjetra ushtarë në sulmin ndaj bazës në Jannaale, rreth 120 kilometra në jug të kryeqytetit Mogadishu.

Misioni i Bashkimit Afrikan në Somali i mohoi njoftimet se al-Shababi kishte marrë nën kontroll bazën.

XS
SM
MD
LG