Lidhje

Shtatë të vrarë nga një shpërthim në Mogadishu


Një shpërthim në kryeqytetin somalez ka lënë të vrarë shtatë vetë, përfshirë një ish-administrator rajonal. Hetuesit thonë se shpërthimi ndodhi dje në një udhëkryq të rëndësishëm në Mogadishu, kur po kalonte një makinë me të cilën udhëtonte ish-sekretari i administratës, Koloneli Abdikafi Osman Hilowle.

Një gazetar tha në komentet për shërbimin somalez të Zërit të Amerikës se ndër të vrarët ishte edhe administratori, i cili aktualisht ishte pjesë e policisë kombëtare somaleze.

Grupi ekstremist al-Shabab mori përgjegjësinë për shpërthimin. Ky rrjet që ka lidhje me al-Qaidën, ka ndërmarrë disa sulme gjatë muajit të kaluar, duke vënë në shenjestër zyrtarë qeveritarë.

Bashkimi Afrikan dhe trupat somaleze kanë sprapsur al-Shababin nga pjesa më e madhe e bazave të tyre në qytete të mëdha, por ekstremistët vazhdojnë sulmet.
XS
SM
MD
LG