Lidhje

Rebelët somalezë marrin vendim për pengun francez


Grupi rebel somalez al Shabab thotë se ka marrë vendimin për fatin e pengut francez Dennis Allex, të cilin forcat franceze u përpoqën që t’a lironin me anë të një operacioni të pasukseshëm.

Grupi tha në një deklaratë sot se ai kishte marrë një “vendim unanim” për fatin e Alleksit, dhe se detaje të këtij vendimi do të publikohen “ në orët në vazhdim”.

Ministri i jashtëm francez Jean Yves le Drian tha sot se një ushtar francez u vra në përpjekjet për shpëtimin e pengut të premten dhe se një tjetër figuron i zhdukur dhe mendohet se ka vdekur. Ai tha se zyrtarët besojnë se Dennis Allex ështe vrarë që më parë nga rrëmbyesit e tij.

Al Shabba ka postuar në Twitter fotografi që paraqesin trupin e një ushtari francez si dhe armatime franceze. 17 ushtarë somalezë u vranë gjatë sulmit të së premtes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG