Lidhje

Sonda ExoMars fillon udhëtimin


Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe ajo ruse, Roscosmos kanë bashkëpunuar për dërgimin e një anijeje hapësinore në Mars.

Sonda “ExoMars Trace Gas” u nis sot nga nga aerodromi Baikonur i Kazakistanit mbi një raketë Protoni. ExoMars pritet të arrijë në Planetin e Kuq në tetor, pas një udhëtimi prej 496 millionë kilometrash.

Agjencia Evropiane e Hapësirës tha se synimi i këtij misioni është të përcaktojë “në se në Mars ka jetë”. Sonda mendohet se mund të zgjidhë misterin e burimit të gazit metan në Mars.

Ky gaz, i përbërë nga karboni dhe hidrogjeni, krijohet kryesisht nga mikrobet e gjalla dhe ai prodhohet me shumicë në Tokë nëpër moçale, gropa me mbeturian dhe tek depozitat e lëndëve djegëse fosile.

XS
SM
MD
LG