Lidhje

Sonda ruse Phobos-Grunt mund të bjerë në Tokë të dielën

  • Zëri Amerikës

Sonda ruse Phobos-Grunt mund të bjerë në Tokë të dielën

Sonda ruse Phobos-Grunt mund të bjerë në Tokë të dielën

Sonda ruse Phobos-Grunt, misioni i së cilës dështoi të largohej nga atmosfera e Tokës gjatë lëshimit të saj në muajin nëntor, mund të bjerë në Tokë këtë të dielë.

Sonda 13,2 tonëshe u hodh në nëntor në një mision i cili synonte eksplorimin e Hënës së marsit, Phobos. Sonda ngeci në orbitë, ngaqë pati një difekt kompjuterik.

Ekspertët rusë thonë se nuk janë të sigurtë se ku mund të bien copërat e sondës, por presin që goditja e 20-30 copërave të ndjehen në Tokë. Ata thonë se megjithëse copërat mund të kenë material radioaktiv, ai mund të mos jetë i rrezikshëm për shëndetin.

Në një artikull të Drejtorit të Programit rus të Hapësirës të botuar në të përditshmen Izvestija, lihej të kuptohej se misionet ruse të hapësirës mund të kenë dështuar për shkak të forcave të jashtme, duke ju referuar edhe një tjetër sonde të lëshuar në muajin gusht, që pati një fund katastrofik. Ai shkruante në artikull se teknologjia moderne bën që objektet e hapësirës të jenë të ekspozuara ndaj influencave të huaja.

XS
SM
MD
LG