Lidhje

Gramafoni i artë i sondës Voyager


Fundjavën e kaluar, sonda hapsinore Voyager, e lëshuar nga Toka në vitin 1977, doli nga sistemi diellor dhe u drejtua për në hapësirën ndëryjore. Dhe ndërsa bënte këtë udhëtim, sonda kishte me vete një kartë të pazakontë regjistrimi, që synon ta njohë Tokën me çdo lloj qënie të huaj, që mund të kalojë pranë saj.

Duke udhëtuar miliarda kilometra larg hapësirës së tokës janë zërat dhe tingujt e njerzve dhe kafshëve, që jetonin në tokë në vitin 1977. Ato janë të instaluara në anën e sondës Voyager 1 në formën e një pllake gramafoni prej ari, që përmban tinguj nga planeti ynë. Tim Ferris ndërlidhi tingujt në këtë pllakë.

“Ajo është një pllakë gramafoni konvencionale, që luan tinguj për një kohë të gjatë, por është prej bakri dhe e mbuluar me ar dhe më pas e futur në një mburojë titani për ta mbrojtur”.

Zoti Ferris ishte mes një grupi të vogël njerëzish që punuan për ta bindur NASA-n që ta ngjiste pllakën në anën e sondës Voyager. Kjo ide, sipas Annie Druyan, një tjetër anëtare e grupit, erdhi nga astronomi Frank Drake në Universitetin e Kalifornisë.

“Ne donim të përçonim tek jashtëtokësorët idenë se ne mund ta imagjinonim se si ishte jeta në pranverën e bukur të vitit 1977, dhe për Frankun u duk se në atë kohë mënyra më e mirë për të kompresuar sa më shumë informacion në një hapësirë të vogël ishte në një pllakë gramafoni”.

Dhe aty ka shumë informacion. Pllaka përmban përshëndetje në 59 gjuhë njerzore. Pllaka ka 118 fotografi nga jeta në tokë dhe 27 pjesë muzikore, shembuj të diversitetit të krijimit njerzor. Tim Ferris thotë se aty ka muzikë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara, Afrika, Paqësori jugor dhe Amerika jugore, Rusia, Kina India.

Pak pasi astronautët u kthyen nga hapësira në vitin 1968, NASA publikoi një fotografi të tokës, e cila ngrihej mbrapa hënës. Sipas Margaret Weitekamp (WHITE uh camp), kuratore në Muzeun Kombëtar Smithsonian të Hapësirës, kjo fotografi preku shumë njerëz, si studjuesin Frank Drake dhe partnerët e tij në projektin e pllakës së artë të gramafonit, shkencëtarin dhe personalitetin televiziv, Carl Sagan.

“Mendoj se, duke e ditur që kjo fotografi u mor nga një qënie njerzore, ajo ndryshoi rrënjësisht mendimin e këtyre njerzve dhe i bëri ata të fillojnë të mendojnë se ‘nëse ne jemi një pikë e dobël blu në këtë oqean të pafund, si mund të përçojmë mesazhin tonë se kush jemi?’”

Kjo i bëri ata të mendojnë me kujdes se si do të regjistronin përshëndetjet, arti dhe talenti i të gjithë njerzimit dhe jo vetëm vendit, që dërgon sondën në hapësirë.

“Pllaka e ngjitur në anën e sondës Voyager është vetëm një hap në një proces të gjatë të njerzve për të kuptuar se ne nuk jemi në qendër të universit dhe historia jonë ndoshta nuk është e vetmja”.

Teknologjia që ata përdorën sot mund të duket arkaike. Por në fakt Margaret Weitekamp thotë se ajo ka disa avantazhe ndaj teknologjive të sotme.

“Është një teknologji e rezistueshme që ka provuar të jetë një mënyrë shumë e mirë për të regjistruar tinguj. Kur ke të bësh me tinguj dixhitalë, duhet të kesh edhe software-in e duhur për ta deshifruar, për ndryshe ajo nuk funksionon”.

Madje ajo thotë se nëse një anije hapsinore do të lëshohej sot me një mesazh për krijesat e huaja, kjo teknologji mund të jetë më e mira për t’u përdorur. Dhe për sa i përket mesazhit, që ata zgjodhën, Tim Ferris thotë se nuk mund të kishin bërë një zgjedhje më të mirë.
XS
SM
MD
LG