Lidhje

Sonda Xhuno e nisur drejt Jupiterit është e pajisur me panele diellore


Sonda Xhuno e nisur drejt Jupiterit është e pajisur me panele diellore
Sonda Xhuno e nisur drejt Jupiterit është e pajisur me panele diellore

Programi amerikan për vajtje-ardhje në hapësirë ka përfunduar, por misionet e NASA-s në hapësirën e lartë vazhdojnë. Mjeti më i fundit i dërguar në hapësirë nga Kejp Kanaverëll i Floridës më 5 gusht ishte i furnizuar me energjinë e gjelbër diellore, edhe pse dielli është rreth 770 milionë kilometra larg Jupiterit, përreth të cilit do të vërtitet eventualisht sonda Xhuno.

Panelet masive diellore krijojnë përshtypjen e një mulliri gjigand ere në hapësirë, pesë mijë kilomerta mbi retë e Jupiterit. Kjo nuk është hera e parë që NASA shfrytëzon energjinë diellore, por është hera e parë që panelet diellore janë instaluar në një mjet hapsinor shumë larg diellit. Drejtori i Shkencës Planetare, Xhejms Grin thotë se kur Xhuno të mbërrjë në orbitën e tij përreth Jupiterit, do të shfrytëzojë vetëm 400 vat energji nga panelet e tij diellore.

"Është fjala për disa qidra vat energji elektrike dhe kjo duhet përdorur me kursim për të gjitha eksperimentet që do të kryehen atje. Panelet diellore janë me të vërtetë gjigate dhe mund të merret me mend sa sa energji duhet që sonda të shkojë deri në periferi të sistemit diellor, në planetin Jupiter për të bërë matjet”.

Megjithë sasinë e vogël të energjisë që gjenerohet, Grin thotë se Xhuno do të jetë e aftë të kapë disa imaxhe dhe të bëjë matje shumë të sofistikuara.
"Ai është i pajisur me kamera të fuqishme për mjedise të ngarkuar me rreze infrared dhe ultraviolet për të depërtuar strukturën e reve të Jupiterit dhe për të matur sesa nxehtëdi vjen prej qendrës së planetit. Xhuno to të bëjë edhe hartën e aureolës së Jupiterit që është më fantastikja në gjithë planetin diellor”.

Grin thotë se Xhuno do të jetë i aftë të masë energjinë e plazmës si dhe të elektroneve dhe protoneve, të dhëna që dëshirojnë të dinë shkencëtarët e sistemit planetar. Por studimi për të kuptuar Jupiterin mund të jetë edhe çelsi për të kuptuar sistemin tonë diellor. Scott Bolton është vëzhguesi kryesor i misionit nga

Instituti i Kërkimeve të Jugperëndimit në San Antonio të Teksasit.
"Ne po ndjekim teorinë se si janë formuar planetet dhe cilët janë përbërësit e tyre. Ne do të marrim përbërësit e Jupiterit, për të kuptuar strukturën e tij të brendëshme dhe si është formuar ai. Kjo do të hedhë dritë se çfarë ka ndodhur në hapësirë deri në kohën tonë”.

Por do të duhet një kohë jo e shkurtër për ta marrë këtë informacion, sepse sonda me panele diellore, Xhuno, do të arijë Jupiterin pas pesë vjetësh.

Xhuno do të qendrojë në orbitë rreth Jupiterin vetëm rreth një vit dhe pastaj to të përplaset qëllimisht në sipërfaqen e planetit për të parandaluar përplasjen e tij të mundëshme me satelitë të tjerë.

XS
SM
MD
LG