Lidhje

Packers fitojnë titullin kampionë të Superbollit

  • Zëri Amerikës

Packers fitojnë titullin kampionë të Superbollit

Packers fitojnë titullin kampionë të Superbollit

Ekipi Packers nga Green Bay i Wisconsinit ka dalë fitues i kampionatit të fundit të superbollit. Packers mundën dje në finale ekipin Steeelers nga Pitsburgu i Pensilvanias me rezultatin 31-25.

Ishte një ndeshje e fortë, por e dominuar gjatë gjithë kohës nga Packers. Menjëherë në pjesën e parë, Packers vendosën një avantazh 21 me 3 mbi rivalin e tyre, por ishte këmbëngulja e Steelers që i dha dinamikën lojës. Steelers nuk pranuar disfatën dhe me një aksion të suksesshëm nga Rashard Mendenhall në pjesën e tretë arritën ta ngushtojnë ndjeshëm rezultatin në 21-17.

Por ishte e qartë se Packers ishin ekipi superior, duke përmbysur shpresat e Steelers për të thyer rekordin me 7 tituj kampionë. Green Bay Packers siguruan mbrëmë titullin e katërt kampionë të Superbollit në historinë e këtij ekipi.

XS
SM
MD
LG