Lidhje

Koreja e Veriut dhe pirateria në internet


Koreja e Veriut mohoi përgjegjësinë për një sulm masiv kibernetik ndaj rrjetit kompjuterik të kompanisë Sony Pictures, pavarësisht se askush nuk e ka akuzuar zyrtarisht vendin stalinist se është fajtor për këtë sulm.

Agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve nxorri sot një artikull ku thuhet se sulmi mund të jetë kryer nga përkrahës të Koresë së Veriut. Artikulli thotë se “Mbrojtësit e Paqes”, një grup hakerash i panjohur më parë, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mund të ishte një prej tyre.

Pheniani ka akuzuar Korenë e Jugut se po qarkullon informacione të rreme për sulmin.

Drejtuesit e Sony-t, FBI-ja agjencia e sigurisë kombëtare po bëjnë secili hetime për sulmin dhe thonë se është herët që të fajësohet dikush.

Sony është gati të fillojë shfaqjen në kinema të filmit komedi “Intervista” që ka në qendër si personazhe dy gazetarë të rekrutuar nga CIA për të vrarë udhëheqësin korean-verior King Jong Un. Pheniani e ka dënuar me forcë filmin duke e quajtur akt terrorizmi dhe lufte.

XS
SM
MD
LG