Lidhje

Soros heq dorë nga menaxhimi i Fondit të tij


Soros heq dorë nga menaxhimi i Fondit të tij
Soros heq dorë nga menaxhimi i Fondit të tij

Njëri nga investitorët më të njohur në botë, Xhorxh Sorros, thotë se ka në plan t’i japë fund menaxhimit të parave të investitorëve të tjerë në fondin e tij Quantum dhe t’u kthejë rreth 1 miliardë dollarë investitorëve.

Soros, i cili mbush në gusht 81 vjeç, u tha investitorëve të fondit të tij prej 25 miliardë dollarësh, se ka në plan të menaxhojë vetë pasuritë familjare dhe se do t’ua kthejë paratë të tjerëve.

Dy nënpresidentët e fondit, djemtë e zotit Soros, Xhonathan dhe Robert, thanë se ky veprim po ndërmerret për të shmangur rregullatorë të tjerë financiarë në Shtetet e Bashkuara, që do ta detyronin fondin të regjistrohej në Komisionin e Letrave me Vlerë deri marsin e ardhshëm, në se vazhdonte të menaxhonte investitorët e jashtëm.

Gjatë viteve, Soros u transformua nga një spekulator në tregun e aksioneve, i cili fitoi 1 miliardë dollarë, në njërin nga filantropistët më të mëdhenj të botës. Ai ka dhuruar mbi 8 miliardë dollarë për të nxitur demokracinë dhe lirinë e shprehjes, si dhe për përmirësimin e arsimimit dhe luftën kundër varfërisë në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG