Lidhje

Sot hapet në Kabul konferenca e donatorëve për Afganistanin

  • Zëri Amerikës

Sot hapet në Kabul të Afganistanit një konferencë donatorësh me pjesmarrjen e përfaqësuesve nga 60 shtete dhe organizata nderkombëtare.

Mijëra forca sigurie u dislokuan përgjatë kryeqytetit afgan para fillimit të takimit, i cili synon të tregojë se Afganistani është në gjendje të marrë kontrollin e sigurisë dhe zhvillimit të vendit.

Presidenti afgan Hamid Karzai po bashkëdrejton konferencën me Sekretatin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon, i cili do të bëjë thirrje për unitet mes popullit afgan në dekleratën hapëse.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, e cila mbërriti në Kabul të henën nga Pakistani, tha se konferenca do të tregojë udhëheqje dhe përgjegjësi më të medha afgane.

Para takimit me zotin Karzai mbrëmë, zonja Klinton tha se të dy qeveritë ajo afgane dhe ajo amerikane kanë një rol në luftimin e korrupsionit në Afganistan.

Pritet që zyrtarët afganë të shpalosin detajet e një programi qeveritar që synon riintegrimin e luftëtarëve taleban që bien dakord të lëshojnë armët, braktisin al-Kaidën dhe pranojnë kushtetutën e vendit.

XS
SM
MD
LG