Lidhje

Sot, dita e fundit që Atlantis do të jetë e ankoruar në Stacionin Orbital

  • Zëri Amerikës

Sot, dita e fundit që Atlantis do të jetë e ankoruar në Stacionin Orbital

Sot, dita e fundit që Atlantis do të jetë e ankoruar në Stacionin Orbital

Nasa njoftoi se sot është dita e fundit që anija Atlantis do të jetë e ankoruar në Stacionin Orbital Ndërkombëtar.

Dje, astronautët e anijes Atlantis përfunduan vendosjen e dy tonë pajisjeve të vjetra dhe mbeturinave nga Stacioni Orbital në një kontejner që do të kthehet në Tokë.

Kontejneri i ndërtuar nga italianët do të vendoset në anije sot, para nisjes së saj të martën.

Atlantis do të përfundojë nesër misionin 13 ditor dhe do të ulet të enjten në mëngjes në Qendrën Kenedi të Hapësirës në Florida.

Ky do të jetë fluturimi i fundit në programin 30 vjeçar të Nasës. Atlantis, anija e katërt e flotës së Nasës, fluturoi për herë të parë në vitin 1985.

XS
SM
MD
LG