Lidhje

Fillon faza e dytë e Kampionatit Botëror të futbollit

  • Parke Brewer

Fillon faza e dytë e Kampionatit Botëror të futbollit

Fillon faza e dytë e Kampionatit Botëror të futbollit

Uruguai hapi fazën eleminatore në Port Elizabeth i cili përfundoi i pari në grupin A kundër Koresë së Jugut, e cila zuri vendin e dytë në grupin B. Ndeshja përfundoi me raultatin 1-0 për Uruguajin.

Të gjitha ndeshjet e raundit të dytë duhet të kenë një fitues, keshtu që nëse ndeshjet janë barazim gjatë 90 minutave lojë dhe shtesës, atëherë fituesi do të dalë nga penalltitë.

Ndeshja e dytë sot përfshin edhe ekipin amerikan, fitues në grupin C kundër Ganës, e dyta në grupin D. Ndeshja zhvillohet në Rustenburg, ku Amerika realizoi barazimin kundër Anglisë në lojën hapëse të kampionatit.

Një një konferencë shtypi, trajneri i ekipit amerikan Bob Bradley ndau me gazetarët mendimet e tij për Ganën.

Është një ekip i talentuar, shumë të gjendëshëm. Të gjithë e dimë se çfarë lloj futbollistësh ka nxjerrë Gana, ekipet e tyre të reja dhe fakti që kanë arritur ketë përmes një pune shumë të mirë në nivelet e kampionateve për të rinj dhe transformimi i tyre në nivelin e ekipit kombëtar.

Gjatë kampionatit të fundit botëror në Gjermani, Gana mundi Amerikën 2-1 në grupin përfundimtar. Kapiteni i ekipit amerikan Carlos Boganegra thotë se përbërja e dy skuadrave është ndryshe, si dhe ky është takimi i dytë në raundin e dytë.

Ata kanë disa lojtarë të rinjë. Janë dy ekipe të teja. Është një sfidë e re për ne. Jemi në fazën e 16-shes ndaj është një turne i ri. Këto janë ndeshje eleminatore dhe mezi presim. Vitin e kaluar në Kampionatin e Konfederatave në Afrikën e Jugut patëm besimin se në ndeshjet eleminatore ne mund të përballeshim me kedo, ndaj të shohim se deri ku do të arrijmë tani.

Anglia e cila zuri vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara në grupin C, e hap fazën e dytë të dielën në ndeshjen me Gjermaninë. Gjermania kryesoi grupin D. Kjo ndeshje do të kthejë në Evropë njërën nga dy skuadrat e preferuara para çerekfinaleve. Portieri anglez David James mendon se ndeshja është një përballje e shkelqyeshme.

Jam i mrekulluar për shansin që Anglia ka për tu përballur me Gjermaninë. Mendoj se njerëzit kanë deshirë të shohin kete lloj ndeshje. Tashmë është realitet që ne do të ndeshemi me Gjermaninë. Kam besim se ne do të jemi në gjendje ta realizojmë shpresën e tifozave tanë...shijoni këtë ndeshje sepse do të jetë spektakolare dhe një fitore e mirë për Anglinë.

Ndeshja tjetër e së dielës do të jetë mes fituesit të grupit B, Argjentina kundër Meksikës që zuri vendin e dytë në grupin A. Ish lojtari legjendar i Argjentinës dhe tani trajner i ekipit, Diego Maradona, u duk mbresëlenës duke fituar tre ndeshjet e grupit të tij.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG