Lidhje

Sot në SHBA, dita e shitjeve të mëdha


Sot në SHBA, dita e shitjeve të mëdha
Sot në SHBA, dita e shitjeve të mëdha

Miliona amerikanë u gdhinë sot nëpër dyqane për të qenë ndër të parët që përfitonin nga çmimet e ulura në ditën që shënon fillimin e sezonit të blerjeve për festa në Shtetet e Bashkuara dhe që ka marrë emrin e Premtja e Zezë. Sipas parashikimeve, 140 milionë vetë do të dynden nëpër dyqane gjatë gjithë fundjavës. Sot është dita kur dyqanet e shitjeve me pakicë realizojnë shitjet më të mëdha të vitit me të ardhura që i kthejnë rezultatet negative deri në këto kohë të vitit, në pozitive. E të gjitha shitjet kanë si pikësynim plotësimin e listave të dëshirave për dhuratat e Krishlindjeve.

Njerëzit vërshuan të bëjnë pazar gjatë natës ... edhe pse dyqanet kanë disa javë që japin zbritje çmimi... dhe për ta ja vlente.

“Gjeta një televizor samsung për 500 dollarë. Bleva edhe një kompjuter për 159 dollarë dhe kam kursyer të paktën 3 mijë dollarë.”

Këtë vit dyqanet presin 4 milionë më shumë klientë në fundjavën e të premtes së zezë në krahasim me vitin e kaluar. Këto shitje të sezonit pritet të jenë 2 presje 3 përqind më të larta sesa viti i kaluar, niveli më i lartë që nga viti 2006.

Në Ditën e Falenderimeve, me vetëm pak dyqane hapur për festën për herë të parë, numri i klientëve ishte i pakët, gjë që e bënte pazarin edhe më të lehtë për ata që dolën.

Është mirë në fakt. Është qetësi dhe mund të marrësh ç’të duash.

Klientët ishin në përgjithësi njerëz që iu desh të punonin ditën e festës.

Dyqanet duan t’i zgjerojnë shitjet dhe jo të kenë dyndje në një ditë të vetme.

Dhe nuk pati ankesa nga ata që janë të etur për të bërë Pazar. Sipas një organizate që ndjek shitjet pritet që kjo ditë të jetë dita e shitjeve më të mëdha të vitit për të gjashtin vit me rradhë.

XS
SM
MD
LG