Lidhje

Shtyhet udhëtimi i fundit i anijes së hapësirës Endevor

  • Zëri Amerikës

Shtyhet udhëtimi i fundit i anijes së hapësirës Endevor

Shtyhet udhëtimi i fundit i anijes së hapësirës Endevor

Agjencia amerikane e hapësirës ka shtyrë nisjen e fundit të anijes hapsinore Endevour të paktën edhe për dy ditë, si pasojë e problemeve me një nga sistemet ngrohëse të anijes.

NASA e bëri këtë njoftim sot, pak orë përpara se anija e hapësirës Endevour të kishte nisjen e planifikuar nga qendra Kenedi në Florida.

Drejtori i programit të nisjes së anijes Mike Leinbach tha se shtyrja do të jetë të paktën 48 orë.

Zyrtarët kishin parashikurar që pjesmarrës për të parë nisjen e anijes do të ishin 750 mijë persona, mes tyre dhe presidenti Obama, gruaja e tij Michelle dhe vajzat e tyre.

Mëngjesin e sotëm, depozita e karburantit e anijes Endevour u mbush me të paktën 2 milion litra hidrogjen të lëngshëm dhe oksigjen po në gjendje të lëngët, një proçes i cili u krye për tre orë.

XS
SM
MD
LG