Lidhje

Sot zgjedhjet paraprake në Uashington, Meriland dhe Uiskonsin

  • Zëri Amerikës

Ish-guvernatori i Masaçusetsit Mit Romney pritet të sigurojë sonte një fitore tjetër në përpjekjet për të marrë emërimin e republikanëve si përfaqësues i tyre në zgjedhjet presidenciale.
Sot po zhvillohen zgjedhjet paraprake në Uashington, Meriland dhe Uiskonsin. Pritet që zoti Romney të rrisë epërsinë e tij në garë, duke forcuar pozitat pas një numër mbështetjes të rëndësishme nga figura të larta republikane.
Rivali kryesor i zotit Romney, ish-Senatori Rick Santorum vazhdon me këmbëngulje garën, duke theksuar se Mitt Romney ende nuk ka siguruar numrin minimal të delegatëve për të marrë emërimin e partisë. Zoti Santorum po përgatitet për garën në shtetin e tij Pensilvani dhe në një numër shtetesh konservatore ku ai shpreson të korrë fitore.

XS
SM
MD
LG