Lidhje

Sot zhvillohet debati i rradhës mes kandidatëve republikanë për garën presidencale

  • Zëri Amerikës

Sot zhvillohet debati i rradhës mes kandidatëve republikanë për garën presidencale

Sot zhvillohet debati i rradhës mes kandidatëve republikanë për garën presidencale

Kandidatët republikanë për President pritet të zhvillojnë sonte debatin e tyre më të fundit në një kazino të Las Vegasit.

Disa anketa paraqesin si kryesues ish-drejtorin ekzekutiv të një firme picash, Herman Kein. Gjashtë pretendentët e tjerë republikanë, pjesëmarrës në debat, pritet të kritikojnë planet e tij për reformimin e sistemit të taksimit.

Zoti Kein, i cili nuk ka shërbyer asnjëherë më parë në ndonjë post publik por që preferohet nga konservatorët, ka fituar vëmendje me planin e tij të quajtur “9-9-9”.

Ky plan parashikon shkurtimin e taksave personale dhe të shoqërive private në masën 9 përqind dhe krijimin e një takse kombëtare mbi shitjet prej 9 përqindësh.

Zoti Kein është i vetmi Afro-Amerikan midis kandidatëve republikanë dhe ka fituar interesin e publikut me mënyrën e tij të këndshme të të folurit dhe aftësinë për të krijuar lidhje me publikun.

XS
SM
MD
LG