Lidhje

E marta e madhe për zgjedhjet paraprake


Pretendentët demokratë për president Hillary Clinton dhe Bernie Sanders përballen në Karolinën e Jugut të shtunën - prova e parë për kandidatët demokratë në Jug. Ndërkohë pretendentët nga të dyja partitë do të përballen në më shumë se 12 shtete që zhvillojnë zgjedhje paraprake më 1 mars, në të ashtuquajturat "E marta e madhe". Ndërkohë, kandidati republikan, Donlad Trump siguroi dje në një lëvizje të papritur mbështetjen e guvernatorit të Nju Xhersit, Chris Christie, i cili vetëm disa javë më parë, u tërhoq nga gara.

Demokratja Hillary Clinton po flirton me votuesit afrikano-amerikanë në Karolinën e Jugut, në provën e parë të garës së demokratëve që ka një përqindje të madhe të votës së kësaj pakice.

“Unë besoj gjithashtu se nëse punojmë së bashku për të bërë investime të mëdha në komunitetet që kanë mbetur prapa dhe garantojmë drejtësinë dhe dinjitetin për cdo amerikanë, do të përfitojmë të gjithë”, tha kandidatja Hillary Clinton.

Rivali Bernie Sanders po mundohet të tërheq gjithashtu votuesit afrikano-amerikanë me ndihmën e aktorëve të shquar si Danny Glover.

Sanders është më i përqëndruar në garat e së Martës së Madhe në Mizuri dhe Oklahoma.

“Ne po luftojmë me politikën tradicionale, me median tradicionale dhe vrulli i fushatës sonë po rritjet përditë”, thotë kandidati Bernie Sanders.

Pretendentët nga të dyja partitë janë përqëndruar në zgjedhjet e së martës ku sigurohen qindra delegatë.

Pretendenti kryesor i republikanëve Donald Trump kryeson anketat e opinionit në disa shtete dhe shpreson të shtojë mbi fitoren e fundit në Nevada.

“Ne fituam me evangjelistët, fituam me të rinjtë, fituam me të moshuarit, me të arsimuarit dhe të pa arsimuarit dhe i dua shumë të pa arsimuarit!”

Senatori Marco Rubio shpreson të bëhet rivali kryesor i zotit Trump.

“Një pjesë e madhe e republikanëve konservatorë nuk e duan Donald Trump si kandidat dhe për sa kohë ata ndahen nga tre apo katër njerëz, është mirë për Donaldin. Por kjo nuk do të vazhdojë.”

Por Rubio vazhdon të ndeshet me senatorin e Teksasit Ted Cruz, që doli i treti në Nevada.

“E vetmja fushatë që e ka mposhtur Donald Trumpin dhe e vetmja fushatë që mund ta mposht Donald Trumpin është kjo fushatë.”

Fushatë për të marrë delegatë në garën e së martës po bën edhe guvernatori i Ohajos John Kasich dhe neurokirurgu në pension Ben Carson, të dy të radhitur shumë pas Trumpit.

XS
SM
MD
LG