Lidhje

Seuli analizon provën me raketë të Phenianit


Koreja e Jugut tha sot se i duhet më shumë kohë për të përfunduar një analizë të provës me raketë të kësaj jave nga Koreja e Veriut.

Seuli po reagon pas një transmetimi në televizionin shtetëror koreano-verior dje. Seuli tha se videoja e provës ka shumë mundësi të jetë e manipuluar.

Prova me raketë pason atë që Pheniani e quajti një provë të suksesshme të një bombe me hidrogjen, megjithëse ka një mosbesim të konsiderueshëm ndërkombëtar se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e tillë.

Koreja e Jugut rifilloi transmetimet me autoparlantë në kufirin me Korenë e Veriut si kundërpërgjigje ndaj provës që Seuli thotë se shkelkte një marrëveshje të gushtit.

XS
SM
MD
LG