Lidhje

Stërvitje të reja ushtarake në kufirin mes dy Koreve


Koreja e Veriut ka njoftuar se do të organizojë stërvitje me armë artilerie pranë kufirit të saj të debatueshëm detar me Korenë e Jugut.

Zëdhënësi i Ministrisë jugkoreane të Mbrojtjes, Kim Min-seok tha sot se Seuli është informuar nga Pheniani për stërvitjet e planifikuara.

Mediat e Koresë së Jugut njoftuan se anijet e peshkimit në zonë janë evakuuar dhe disa banorë janë strehuar.

Korea e Veriu ka organizuar një stërvitje të ngjashme muajin e kaluar. Një pjesë e gjuajtjeve më artileri goditi ujërat e Koresë së Jugut, duke nxitur Seulin të përgjigjet me gjuajtje të njejta përgjatë kufirit.

Stërvitjet e këtij lloji nuk janë të pazakonta, por ato zakonisht shtojnë tensionet mes dy rivalëve.

Tensionet janë tashmë më të larta se zakonisht pas paralajmërimeve se Pheniani mund të jetë duke u përgatitur për kryerjen një prove të katërt bërthamore.
XS
SM
MD
LG