Lidhje

Punonjësit jugkoreanë në Kaesong të kthehen në atdhe


Ministri i Bashkimit Ryoo Kihiljae tha sot se qeveria ka marrë një “vendim të pashmangshëm” për të sjellë rreth 180 punonjës të Koresë së Jugut në shtëpi

Zyrtari i lartë i Koresë së Jugut i ngarkuar për marrëdhëniet mes Jugut e Veriut thotë se ka ardhur koha që punonjësit e Koresë së Jugut që janë ende në zonën e fabrikës së mbyllur të Kaesongut, duhet të kthehen në shtëpi.

Ministri i Bashkimit Ryoo Kihiljae tha sot se qeveria ka marrë një “vendim të pashmangshëm” për të sjellë rreth 180 punonjës të Koresë së Jugut në shtëpi.

Ky vendim erdhi disa orë mbasi Koreja e Veriut hodhi poshtë propozimin për negociata zyrtare për të rinisur punën në kompleksin Kaesong.

Seuli i dha 24 orë kohë Phenianit dje për të rënë dakort për bisedimet, duke paralajmëruar për një përgjigje të ashpër nëse Pheniani nuk binte dakort për këtë ofertë.

Disa orë mbasi skadoi afatai i përcaktuar, Pheniani e anulloi ofertën dhe paralajmëroi se do të ishte i pari që do të ndërrmerte veprime të ashpra nëse Jugu këmbëngul në përkeqësimin e situatës në qytetin kufitar.

XS
SM
MD
LG