Lidhje

Koreja e Jugut, fletushka në kufi me Veriun


Aktivistë nga Koreja e Jugut po dërgojnë me ballona mijëra fletushka në kufirin me Korenë e Veriut, megjithë paralajmërimet dhe kërcënimet nga qeveria e Seulit për veprime hakmarrëse nga Pheniani.

Anëtarë të shoqatës Luftëtarët e Lirisë për Korenë e Veriut i hodhën ballonat sot nga ishulli Gangwa, në perëndim të kryeqytetit koreanojugor. Fillimisht ata nuk u lejuan të dërgonin ballona nga një tjetër pikë.

Agjencia zyrtare e Lajmeve e Koresë së Veriut paralajmëroi se ushtria koeanoveriroe do të kryente një sulm të pamëshirshëm, në se dërgoheshin fletushkat në vendin e tyre, të cilat ata i konsiderojnë si propagandë nga Koreja e Jugut, por Seuli deklaroi se nuk ka të bëjë me këtë çështje. SHBA dhe Kina i kanë bërë thirrje Phenianit të tregojë përmbajtje.
XS
SM
MD
LG