Lidhje

Seul: Protesta në mbështetje të Presidentes së përmbysur


Protestuesit koreano-jugorë që përkrahin presidenten e shkarkuar, Park Geun-hye mbajtën sot një tubim për të demonstruar kundër vendimit të gjykatës.

Dhjetra-mijëra përkrahës së udhëheqëses së përmbysur, u mblodhën pranë Bashkisë së Seulit, duke valëvitur flamuj koreano-jugor dhe duke hedhur slloganë si “shkarkimi I presidentes, i pavlefshëm”.

Park u shkarkua nga Gjykata Kushtetuese lidhur me një skandal korrupsioni që e ka zhytur vendin në një krizë politike.

Vendimi i djeshëm për të mbajtur në fuqi një votë parlamentare për ta hequr nga detyra zonjën Park, ishte një dështim tronditës për udhëheqësen e pare grua në vend.

Koreja e Jugut tani duhet të mbajë zgjedhje deri më 9 maj për të zgjedhur personin që do ta zëvendësojë zonjën Park.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG