Lidhje

Koreja e Jugut: Pheniani po përgatitet për paradën më të madhe ushtarake


Sipas një njoftimi nga Koreja e Jugut, Koreja e Veriut po përgatitet për paradën më të madhe ushtarake që ka mbajtur ndonjëherë, ndërkohë që në Phenian po mblidhen delegatët për një takim me rëndësi të partisë komuniste në pushtet.

Agjencia e lajmeve, Yonhap, citoi dje zyrtarë të Seulit, të cilët thanë se trupa, raketa, mjete të blinduara dhe raketa artilerie janë mbledhurnë një bazë të aviacionit pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut që nga muaji korrik. Sipas njoftimit, më shumë se 10 mijë ushtarë po bëjnë prova për paradën që do të inspektohet nga udhëheqësi suprem i vendit, Kim Xhong-Il.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA njoftoi javën e kaluar se konferenca e delegatëve Partisë së Punëtorëve në fuqi do tëhapet më 28 shtator për të zgjedhur udhëheqjen e re.

Konferenca do të ndiqet me kujdes për të vërrejtur shenja nëse zoti Kim do të zgjedhë dalin e tij të tretë dhe më të riun, Kim Xhong-Un, si pasardhësin e tij.

XS
SM
MD
LG