Lidhje

290 të zhdukur pas mbytjes së tragetit koreano-jugor


Zhytësit në Korenë e Jugut rifilluan kërkimet sot për 290 persona, pjesa më e madhe adoleshentë, që figurojnë të zhdukur prej 24 orësh, pasi një traget me të cilin ata po udhëtonin u fundos pranë një ishulli në brigjet jugore të vendit.

Zyrtarët e rojes bregdetare thonë se gjashtë vetë konfirmohen të vdekur dhe se 179 të tjerë janë shpëtuar.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet përnjëherësh, pasi të fillojnë kërkimet brenda tragetit të zhytur në thellësi 32 metra. Zyrtarët njoftojnë se ujërat me temperaturë 12 gradë celcius, mund të shkaktojnë vdekje brenda disa orësh nga ulja e temperaturës së trupit.

Dhjetra helikopterë dhe anije, përfshirë një anije amfibe e marinës amerikane, janë përfshirë në një operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi.

Trageti Sewol u nis nga një port në perëndim të Seulit të martën në mbrëmje. Ende nuk është zbuluar shkaku i fundosjes.
XS
SM
MD
LG