Lidhje

Pentagoni do të dislokojë trupa në Korenë e Jugut


Pentagoni njoftoi dislokimin e 800 trupave shtesë në Korenë e Jugut, si dhe tanke e pajisje të tjera ushtarake, ndërkohë që Uashingtoni po përpiqet t’i kundërvihet çdo kërcënimi rajonal nga Pheniani.

Dislokimi i trupave shtesë dje ndodhi ndërkohë që Sekretari i Shtetit John Kerry u takua në Uashington me homologun e tij të Koresë së Jugut, Yun Byung. Sekretari Kerry e shfrytëzoi takimin për ta siguruar zotin Yun për angazhimin e Uashingtonit ndaj mbrojtjes bërthamore të Koresë së Jugut, sipas fjalëve të tij, “për të qenë të përgatitur për të përballuar çdo kërcënim”.

Sekretari Kerry tha se të dy diplomatët janë "të përqendruar së tepërmi tek sfida e Koresë së Veriut, sidomos pas ngjarjeve që kanë ndodhur javët e fundit" në Phenian.
Komentet e tij duket se u referoheshin spastrimeve më të fundit politike, që përfshinë ekzekutimin e xhaxhait të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.
XS
SM
MD
LG