Lidhje

Bisedime për paqen në Sudan


Përfaqësues të Presidentit të Sudanit të Jugut Salva Kiir dhe udhëheqësit kryengritës Riek Machar po mblidhen në Etiopi për bisedime paqeje, në një përpjekje për t’i dhënë fund dhunës që ka shkaktuar vdekjen e mbi 1 mijë vetëve.

Luftimet vazhdojnë në Sudanin Jugor ndërsa palët përgatiten të takohen. Zyrtarët thanë sot se pati përleshje të tjera mes trupave qeveritare dhe forcave besnike të Macharit në Bor, një qytet rreth 120 kilometra larg kryeqytetit Juba.

Dje, kryengritësit rimorën nën kontroll Borin, duke zmbrapsur forcat qeveritare.
XS
SM
MD
LG