Lidhje

Burgu i Spaçit monument i rrezikuar


Një prej kampeve më të tmerrshëm të regjimit komunist, përfshihet në listën e Fondit Botëror të Monumenteve

Fondi Botëror i Monumenteve, një organizatë e përkushtuar për ruajtjen e vendeve unike kulturore, ka përfshirë këtë vit në listën e objekteve të rrezikuara edhe ish burgun e Spacit në Shqipëri. Këtë e bëri të ditur sot organizata Trashëgimia Kulturore pa Kufij

Ish burgu i Spacit ku kanë humbur jetën shumë ish të dënuar politik, konsiderohet si një prej kampeve më të tmerrshëm të ngritur nga regjimi komunist i diktatorit Enever Hoxha. Aty dërgoheshin ata që cilësoheshin si kundërshtarët më të ashpër të pushtetit të atëhershëm.

Sot gjendja e tij është tërësisht e rrënuar dhe pak gjë nga mbetur nga e shkuara. Në Shqipëri, ka patur disa përpjekje për ta transformuar atë në një institucion modern të kujtesës, por që deri më tani nuk janë materializuar. Sipas organizatës Trashëgimia kulturore pa kufij përfshirja në listën e Fondit Botëror të Monumenteve “përfaqëson një mundësi unike për promovimin dhe ruajtjen e tij, veçanërisht duke e ekspozuar kampin dhe çështjet e ndërlidhura me të në vëmendjen kombëtare dhe ndërkombëtare të specialistëve, mbështetësve dhe donatorëve”.

XS
SM
MD
LG