Lidhje

Pikëpyetje rreth programit të hapësirës


Dy raporte të kohëve të fundit kanë kritikuar politikat amerikane për hapësirën për mungesë përqëndrimi dhe fondet e nevojshme për të zbatuar synimet e caktuara nga Kongresi dhe presidenti. Raporti pajtohet me kritikat e shumë të tjerëve, përfshi disa ish astronautë, të cilët thonë se programi me anijet e hapësirës nuk duhet të kishte përfunduar para zëvendësimit me një mjet tjetër fluturues.

Kur anijet e hapësirës ende funksiononin, Qendra e Hapësirës Johnson në Huston gumëzhinte.

Tani, anijet u përkasin muzeumeve dhe qindra teknikë të aftë të Qendrës Johnson janë hequr nga puna. Ish drejtori, George Abbey, tani me Universitetin Rice, thotë se kjo është vërtet për të ardhur keq.

“Programet dhe njerëzit na kanë ikur, për ta ribërë këtë nga fillimi do të jetë vështirë.”

Drejtorja e re e Qendrës së Hapësirës është ish astronautja Ellen Ochoa, e cila merret me ato që kanë mbetur nga programi për dërgimin e njeriut në hapësirë.

“Programet shkojnë e vijnë. Këtë s'e kontrollojmë ne por ne duam të punojmë mirë për ato qe kemi nën kontroll siç është arritja e suksesit në programet operacionale të fluturimeve me njerëz.

Ajo thotë se Qendra Hapsinore Johnson vazhdon rolin e saj si qender kontrolli për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ndërkohë që NASA ndërton raketa të reja dhe kërkon rrugë me kosto efikase për përdorimin e teknologjisë së vjetër.

“E dimë që kemi buxhet të kufizuar. Duam të shfrytëzojmë ato programe që kemi në zhvillim.”

Por ekspertët në një konference në Universitetin Rice thonë se programi i hapësirës po nënvlerësohet nga politika.

Profesorja Joan Johnson-Freese me Kolegjin Amerikan për Luftën Detare thotë se propozimi i vitit 2010 për shkuarjen në një asteroid është shembull i një synimi pa plan.

“Kanë kaluar tre vjet dhe nëse ekziston synimi dhe e kanë seriozisht, atëherë duhet të ndërmerren hapat e parë.”

Konferenca bëri thirrje për më shumë bashkërendim mes laboratorëve të qeverisë amerikane, Departamentit të Mbrojtjes dhe NASA-s dhe për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar.

Ish astronauti amerikan dhe komandat i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës Leroy Chiao mori shembull bashkëpunimin me Rusinë.

“Duhet të zgjerohemi që drejtimi të përfshijë vende si Kina. Kina është i vetmi vend tjetër në gjendje për të dërguar astronautë në hapësirë.”

Por bashkëpunimi me Kinën në fushën e hapësirës është bllokuar nga Kongresi dhe financimi i programit amerikan kërcënohet nga betejat buxhetore në Kongres.

Drejtoresha e Qendrës së Hapësirës Johnson Ellen Echoa.

“Po bëjmë gjithçka nga dita në ditë për ecur përpara me eksplorimet.”

Por planet ambicioze të NASA-s për eksplorimin e hapësirës përfundimisht do të varen nga ligjvënësit në Kongres, të cilët tani po përpiqen të reduktojnë deficitin e madh të vendit.







XS
SM
MD
LG